17,11,2024

Agim Aliu: Ferizaj do ta ketë Spitalin e ri rajonal dhe Qendrën diagnostike në kuadër të QKMF-së

Must Read

Ferizaj.14.10.2017.

Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajtnga radhët e PDK-së, z. Agim Aliu në takimin e mbajtur me mantel bardhët ka heksuar se është e nevojshme të rritet cilësia e shërbimeve shëndetësore, të nvestojmë në infrastrukturën e kësaj të fundit si dhe kompletimin me pajisjet e nevojshme për t’i mundësuar stafit mjekësor kushte për punë kurse pacientëve shërbime të shpejta e efikase.

“Gjatë mandatit tim qeverisës, me zotimin edhe të ministrit të Shëndetësisë, z. Uran Ismajli, do të përfundohet odisejada e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Ferizajt, në ndërkohë, synoj që në kuadër QKMF-së të hap Qendrën Diagnostike, si një projekt i veçantë në dobi të rritjes së cilësisë së shërbimeve për pacientët. Natyrisht, se investimet në këtë fushë do të prekin edhe infrastrukturën dhe pajisjet mjekësore, të cilat synoj t’i përfundoj si investime bazike, dhe po ashtu një synim i imi është edhe ndërtimi i tri qendrave të mjekësisë familjare si dhe digjitalizimi i shërbimeve në këtë fushë”- u shpreh kandidati Aliu.

I pyetur nga të pranishmit për zgjidhjen e çështjes së pagesës së pagave nga “Caritas Kosova”, kandidati Aliu theksoi se në mandatin e tij qeverisës, do të krijojnë siguri për pagesat e punëtorëve të angazhuar dhe vazhdim të bashkëpunimit me këtë organizatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img