24,04,2024

Agim Aliu: Dua ti vazhdoj sukseset, dhe vizionin tim për Ferizajn

Must Read

Kryetari aktual i Ferizajt, dhe kandidati i PDK-së edhe për një mandat në këtë komunë, Agim Aliu ka thënë se dëshiron të vazhdojë sukseset, vizionin dhe projektet e tij në Ferizaj.

“Është përmbushje e një vizioni, dhe të nisur dhe i shpalosur qysh më herët, dhe tashme jemi në gjysmë të këtij vizioni dhe projektet që unë kam paraqitu gjatë gjithë kësaj kohe, që janë vazhdim –plotësim i këtij vizioni sigurisht se i pasuarar edhe me ide dhe projekte te tjera, sepse tashmë kamë zgjeruar edhe ekipin e ekspertëve që kam pasur gjatë gjithë mandatit tim kur ne kishim prezantuar këto ekipe katër vite më parë, dhe që tashmë shumë prej tyre janë realizuar, por kam afruar energji të reja të ekspertëve”, tha Aliu në Prime Time.

Aliu ka thënë se këto projekte i ka ndërtuar së bashku me të rinj, dhe të reja nga komuna e Ferizajt, dhe ekspertë të ekipit te tij punues.

 “Pra janë ide edhe të të rinjve, dhe të rejave të Ferizajt, të bashkuara edhe me idetë e profesionistëve, të profesorëve universitar që kam pasur që katër vite në kuadër të ekipit tim. Pra janë projekte që tashmë kanë prekur çdo pjesë të komunës së Ferizajt, dhe secilën kategori të qytetarëve të komunës së Ferizajt që nga moshat më të vogla e deri të moshat më të mëdha pa dallim që është një gjithëpërfshirës në këto projekte sepse Ferizaj nuk ka pasur asnjëherë një zhvillim më të hovshëm, dhe asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë projekte, dhe kaq shumë mundësi të transformimit përmes projekteve tona, prandaj kandidimi i m është mundësia për të vazhduar suksesin e Ferizajt. Kandidimi im është që Ferizaj të njeh edhe më tutje ritme të larta të dinamikës dhe zhvillimit, por pas këtyre projekteve që janë duke u bërë si rezultat i këtij transformimi jo vetëm në Ferizaj, por edhe në komunat tjera”, shtoi Aliu në Kanal10. /PORTALI.info/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img