29,05,2024

Agim Aliu bënë publike listën e borxhlinjve ndaj komunës

Must Read

Ferizaj.05.07.2018. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale 2017, para qytetarëve ferizajas pati dhënë zotimin për transparencë të plotë të të dhënave, gjegjësisht publikimin e listës së pronave komunale, uzurpatorëve të pronave komunale si dhe publikimin e listës së borxhlinjve ndaj komunës dhe shpenzimeve
.
Pas një procesi të gjatë verifikimi nga komisioni përkatës komunal në kuadër të Drejtorisë së Financave, Komuna e Ferizajt ka përgatitur një listë me emrat dhe mbiemrat, sipërfaqen dhe subjektet afariste që kanë obligime financiare ndaj komunës, mjete financiare këto që nuk janë paguar në kohën e përcaktuar dhe si të tilla nuk janë arkëtuar.

Duke pasur parasysh gjendjen e rëndë të financave lokale, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka autorizuar këtë komision që të bëj verifikimin e të gjithë borxhlinjve ndaj komunës dhe bashkërisht me Zyrën Ligjore të nisin procedurat e arkëtimit të mjeteve financiare përmes procedurave përmbarimore, në rastin kur këto obligime nuk kryhen vullnetarisht nga personat fizik dhe juridik.

Komuna e Ferizajt është në fazë të verifikimit të mëtejmë të të gjithë borxhlinjve dhe në këtë rast apelon tek të gjithë përfaqësuesit e subjekteve afariste dhe personat fizik që të shlyejnë detyrimet financiare ndaj Komunës, në të kundërtën do të ndërmerren procedura përmbarimi si fazë e dytë pas bërjes publike të kësaj liste.

Arkëtimi i këtyre mjeteve financiare do të ndikoj në krijimin e një stabiliteti financiar dhe si i tillë mundëson planifikimet e reja zhvillimore të Komunës së Ferizajt, përmes projekteve të ndryshme në interes qytetar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, i dyshuar se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë

Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img