Afaristi Lulzim Grainca nga Ferizaj, i shoqëruar nga menaxheri tij për bursa, Agon Zhinipotoku, u pritën në takim nga Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari.
Qëllimi i kësaj vizite ishte ofrimi i ndihmës së z. Grainca për studentë me kushte të vështira ekonomike, me ç’rsast Granica tha se ofron pesë bursa për këta studentë.
Rektori Bajraktari shprehu mirënjohje për kontributin e z. Grainca dhe tha se ky është një veprim human, të cilin institucioni ynë e vlerëson shumë. Ndër të tjera, theksoi se, duke ditur situatën ekonomike të shumë familjeve në Kosovë, një kontribut i tillë është i mirëpritur jo vetëm nga institucioni, por edhe nga vetë studentët.
Ndërsa, z. Grainca falënderoi Rektorin Bajraktari për kontributin e dhënë në themelimin dhe zhvillimin e UShAF, me të cilin, sipas tij, krenohet çdo qytetarë i këtij rajoni dhe premtoi se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.