Në Ferizaj sot kryesia e LDK-së ka mbajtur një takim në të cilin ka zgjedhur Adem Salihajn nënkryetarin e parë të degës së Ferizajt.
Por si duket kjo zgjedhje nuk po u pëlqen të gjithëve, pasi kanë pritur që ky subjekt të ripërtrihet me kuadro të reja dhe profesionist, ndërsa po angazhon kuadro të vjetra dhe të “hargjuara”.
Burime brenda LDK-së në Ferizaj bëjnë të ditur se kjo zgjedhje është bërë me nguti dhe nuk po përkrahet nga shumë anëtarë të kryesisë së LDK-së.
“”Reformat”në LDK të Ferizajt, Muharrem Sfarqa i filloi duke zgjedhur nënkrytar kundërshtarin e parreshtur të Qeverisë Hoti. Krejt kjo vije si nguti pas iniciativës së grupit të asambleistëve të Ferizajt për unifikimin e partisë dhe reformimon e sajë” i ka thënë ky burim redsakisisë së Ferizajpress.
Ditë më parë kishte edhe inisiativa nga ky subjekt që të bëhet unifikimi i kësaj dege dhe të jetë më e përgatitur në zgjedhjet e ardhshme lokale. Por sipas këtij burimi kryesia e LDK-së në Ferizaj në krye me Muharrem Sfarqën ka filluar një “Reformë” për përgatitje të terenit me anëtarë të cilët janë pro Vjosa Osmanit dhe kundër Kryeministrit aktual Avdullah Hoti.
Se sa do të jetë e dobishme për këtë subject politik që në kohën kur të gjitha subjektet po angazhojnë kuadro të reja, të “ripërtihet” me kuadro të “hargjuara” do të shihet shumë shpejt, pasi vitin e ardhshëm pritet të mbahen zgjedhjet lokale.