28,03,2024

Abrashi: Të gjithë duhet të ndihmojnë në kthimin e fabrikës, pa dallim!

Must Read

arban-abrashi-643x345


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, ka njoftuar se e ka vizituar pronarin e fabrikës së këpucëve “HI-TI “GERIS” në Ferizaj, e cila nga shkaqe të paditura ende, u dogj gati tërësisht gjatë ditës së sotme, njofton GazetaBlic.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë t’i dalin në ndihmë pronarit në fjalë, pasi që siç ai është shprehur, ngjarja në fjalë paraqet një tragjedi të madhe.

Ky është shënimi i plotë i ministrit Abrashi:

Sot isha në Ferizaj, me rastin e hapjes së disa vendeve të punës. Paraprakisht kishte ndodhur një tragjedi afariste, një zjarr në fabriken e këpuceve. Vizitova fabriken dhe takova pronarin me qëllim që t’i them, se kjo na ka dëmtuar të gjithëve. Kjo është një tragjedi e madhe, si për ekonominë e Ferizajit ashtu edhe për ekonominë e Kosovës. Për këtë qëllim, të gjithë pa dallim, duhet të shikojnë të gjitha mundësitë, për të ndihmuar që ky biznes të kthehet sa më shpejtë në prodhim dhe që 200 punëtorët të kthehen në vendet e tyre të punës./GazetaBlic/
12994336_1152851808067319_6097946009539405927_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img