02,05,2024

Abby John, 15 vjeçare nga Amerika bënë me bibliotekë shkolën ”Mejdi Xhaferi” në Mirosalë të Ferizajt

Must Read

Ferizaj.06.07.2018. Në Shfmu ”Mejdi Xhaferi” në Mirosalë të Ferizajt për një javë rresht u punua vullnetarisht për rregullimin e një biblioteke shkollore për nxënësit e kësaj shkolle.
Këtë e bëri të mundur nxënësja 15 vjeçare nga SHBA, Abby John, e cila me donacione të grumbulluara nga bashkëmoshatarët e sajë në vlerë afër 5000$ Abbyn e përkrahën fuqishëm babai Allen Jons dhe mikeshat Alma Topalli e Alberta Maloku.
Vitin e kaluar vllau i Abbyt në këtë shkollë si donacion mundësoi lyrjen e mureve të brendshme të gjithë shkollës.

Ky është projekti i dytë i familjes Jones.
“Sot u kompletua biblioteka e shkollës më një angazhim të miqve tanë amerikan,disa mësimdhënësve e bashkëfshatarëve por nuk mungoi edhe interesimi i disa nxënësve edhe pse ishin në pushimin veror” ka thënë Agim Bytyqi, mësimdhënës në këtë shkollë.
Me një fjalë përshëndetëse Abby ka uruar nxënësit e shkollës për këtë bibliotekë dhe ka uruar që të lexojnë sa më shumë.
“Jam e lumtur me realizimin e këtij projekti. Dua që femijët e gjithë botës të edukohen, arsimohen dhe të kenë ndjenjën e humanizmit. I uroj nxënësit dhe stafin e pranishëm që të lexojnë sa më shumë” ka thënë Abby John

Edhe Drejtori i shkollës z. Naim Bytyqi pasi falënderoi donatoren dhe të gjithë kontribuesit ndau mirënjohje në shenjë respekti.
Babai i Abbyt, Allen Jons u nda i kënaqur me punën e bërë dhe premtoi se në të ardhmen e afërt do të realizojnë edhe një projekt me miqt donatorë nga SHBA.
Me nje ceremoni solemne u përcollen miqtë amerikan nga shumë nxënës e pjesëmarrës.

“Abby si vajzë e re me buzeqeshjet e sajë dhe angazhimin tërë kohën bëri mmrekulli që do jet gjithnjë në kujtimet e nxënësve e mirosalasve. Faleminderit ABBY,faleminderit familja Jones” tha Agim Bytyqi, mësimdhënës i kësaj shkolle i cili gjat gjithë kohës ishte angazhuar që kry projket të dal sa më mirë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img