02,05,2024

AAK: Organet monitoruese dhe ato të sigurisë të jenë në nivel të detyrës

Must Read

Ferizaj.11.06.2017. Pas rastit të arrestimit të një vëzhguesi në Koshare të Ferizajt ka reaguar edhe AAK dega në Ferizaj.AAK ka kërkuar nga të gjitha organet që e monitorojnë zgjedhjet, organet e sigurisë që të jenë në nivel të detyrës, me qëllim që procesi zgjedhor të shkon në rregull

Reagimin e AAK të plotë mund ta lexoni në vazhdim:

REAGIM

Sot, nga raportimet e terrenit, bëhet e ditur se në shkollën “Dëshmorët e Koshares”- Qendra e Votimit në Koshare, është ushtruar presion dhe shantazh ndaj votuesve nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Koshare.

LDK po i bënë presion dhe shantazh votuesve, duke e parë humbjen e thellë, e cila do të ndodh sot, dhe po i përdor çdo metodë dhe mjet në mënyrë të paligjshme, për ti bindur qytetarët që të votohet LDK-ja, kjo për ne është shkelje ligjore dhe veprim i pa pranuar.

AAK në Ferizaj, kërkon nga gjithë organet që e monitorojnë zgjedhjet, organet e sigurisë që të jenë në nivel të detyrës, me qëllim që procesi zgjedhor të shkon në rregull, dhe pa ekcese, në mënyrë që sot të tregojmë një shembull, se si organizohen zgjedhet sipas standardeve dhe ligjeve.

AAK dega Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img