01,12,2025

AAK: Kufijtë e Kosovës janë të panegociueshëm

Must Read

Në një takim që kanë mbajtur strukturat udhëheqëse të kësaj partie, ku i pranishëm ishte dhe kreytari i AAK-së, Ramush Haradinaj thuhet së njëzëri ka qenë qëndrimi kundër negocimi të kufijve të Kosovës.

AAK për mes komunikatës ka theksuar se do të jetë krejtësisht e papranueshme “nismat që për qëllim mund të kenë përplasjet e kusuritjet personale ndaj përfaqësuesve politik e institucional, duke mos përjashtuar këtu as presidentin”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Kufijtë e Kosovës nuk negociohen!

Në takimin e udhëheqjes më të lartë të AAK-së, e ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Partisë, Ramush Haradinaj, njëzërit është rikonfirmuar qendrimi se kufijtë e Kosovës janë të panegociueshëm dhe AAK e deputetët e saj janë në favor të çdo nisme, që është pro këtij qendrimi.

Ajo që do të jetë krejtësisht e papranueshme për ne si AAK, janë nismat që për qëllim mund të kenë përplasjet e kusuritjet personale ndaj përfaqësuesve politik e institucional, duke mos përjashtuar këtu as presidentin.

Për hirë të informimit të opinionit publik, ne jemi pro çdo nisme që për qëllim ka paprekshmërinë e kufijve të Kosovës!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj nderon 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, Pavarësisë dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit

Ferizaj sot u bashkua me mbarë kombin shqiptar në shënimin e 28 Nëntorit, ditës më të rëndësishme të historisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img