28,11,2025

AAK-ja vazhdon përgatitjet për zgjedhje. Në listën përfundimtare pritet të jenë tre kandidatë

Must Read

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Ferizaj ka nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen me 6 tetor.

Kreu i degës, Xhavit Zariqi, ka thënë sot se këto përgatitje kanë filluar menjëherë që pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës dhe se aktualisht po punohet më konstituimin e shtabit të degës dhe nëndegëve. Madje, ka shtuar se qytetarët e Ferizajt me të madhe po e përqafojnë programin dhe ofertën e Aleancës, ngase sipas tij e kanë kuptuar më së miri vizionin qeverisës të kryetarit Ramush Haradinaj.
Bëhet e ditur se në listën përfundimtare nga Ferizaj, do të jenë të përfaqësuar tre kandidatë. Duke mos përjashtuar veten, kryetari i degës Xhavit Zariqi, ka thënë se koalicioni me PSD-në e ka ndikimin në numrin e kandidaturave

Tutje, ka shtuar se do të jetë kandidat i mundshëm për tu sfiduar në garën për deputet. Ka vë në dukje se vizionin e subjektit do ta shpalosin gjatë fushatës zgjedhore, mirëpo sipas tij qytetarët tashmë e kanë të qartë se përcaktimi për Aleancën është përcaktim për shtetin e Kosovës dhe mirëqenien e tij.

Ndryshe sipas të gjitha gjasave pritet që përveç kreut të degës Xhavit Zariqi, në listë të jetë edhe Labinot Tahiri, i cili ditë më parë aderoj në këtë subjekt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img