07,05,2024

AAK edhe në Ferizaj përgatitet për zgjedhje të brendshme

Must Read

Ferizaj.19.02.2018.  AAK, dega në Ferizaj përmes një komunikatë ka njoftuar se në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të AAK-së edhe në Ferizaj kanë filluar përgatitjet.

Kryesia e degës së AAK-së në Ferizaj ka njoftuar të gjithë qytetarët, simpatizantët, aktivistët e AAKsë dhe të gjithë të interesuarit që besojnë se kontributin e tyre për proceset politike në parti dhe në vend mund ta japin përmes AAK-së dega e AAK-së në Ferizaj është e hapur për të gjithë.
Ky është njoftimi i plotë i AAK-së, dega në Ferizaj

Të dashur qytetarë, simpatizantë dhe aktivistë të AAK-së!
Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e kryesuar nga Kryetari i AAK-së, njëherit Kryeministër i Republikës të Kosovës z.Ramush Haradinaj, në bazë të statutit të partisë kanë vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në AAK.
AAK këtë proces e konsideron, ndër detyrat më të rëndësishme, kjo me qëllim të demokratizimit dhe të hapjes së mëtutjeshme të partisë.
Të nderuar qytetarë, AAK dega në Ferizaj është e hapur për të gjithë ata të interesuar, që besojnë se kontributin e tyre për proceset politike në parti dhe në vend, mund ta japin përmes AAK-së. Ne synojmë afrimin i secilit qytetar të vendit, në përqafimin e programit politik të AAK-së, andaj duam ti shtojmë edhe vlera të reja me afrimin e të rinjëve, grave, dhe profesionistëve të ndryshëm.
AAK dega në Ferizaj, do të filloj në mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër çdo nëndegë të Komunës së Ferizajt, ku nga këto kuvende do të zgjedhen kryetarët dhe kryesitë e nëndegëve.
Na prift e mbara.
AAK dega në Ferizaj
Kryetar z.Xhavit Zariqi
19.02.2018

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img