21,12,2024

AAK dhe Nisma dalin me qëndrimet përfundimtare për demarkacion

Must Read

Liderët e dy partive opozitare, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, kanë organizuar një konferencë të përbashkët për media.

Në të, ata kanë paraqitur qëndrimet e tyre përfundimtare për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj tha se ky version i demarkacionit është gabim, pasi që, sipas tij, ashtu është vlerësuar nga ekspertët.

“Por qeveria po e detyron një version të gabuar. Më së miri do të ishte rrëzimi i këtij versioni. U bëjë thirrje deputetëve të mos e votojnë”, tha Haradinaj, raporton KTV.

Ndërkaq, Limaj tha se Qeveria do kishte qenë më mirë që këta muaj t’i shfrytëzojë për të ndërtuar konsensus për këtë çështje, sesa që të insistojnë “me veshë të shurdhër” në versionin e tyre.

“Ne po e shohim një rast të humbur nga kjo qeveri e papërgjegjshme, por ende ka kohë që të rishikohen pjesët e kontestueshme dhe t’i japim zgjidhje bashkërisht”, theksoi Limaj.

Ai tha se Qeveria “ashiqare po dëshiron t’ia hedhë përgjegjësinë Kuvendit”.

“Të gjithë deputetët kanë përgjegjësi, pasi kanë dhënë betimin”, shtoi Limaj.

Të dy liderët partiakë opozitarë kanë thënë se kalimi i kësaj marrëveshje krijon krizë dhe tension në vend.

“Jemi në qëndrime të njëjta me VV për demarkacionin dhe asociacionin. Nuk i bashkohemi VV-së e as nuk i ftojmë të na bashkohen, por si opozitë mbajmë qëndrime kundërshtuese për këto marrëveshje”, tha Haradinaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img