02,05,2024

A po shuhet simboli i fundit i komunizmit në Kosovë?!

Must Read

Lulzim Aliu: 

Akademiku i pasluftës, Isa Mustafa, shumë vite më herët, ishte në krye të detyrës së Partisë Komuniste të Jugosllavisë për të mbrojtur ndryshimet kushtetuese në Jugosllavinë e atëhershme që e futën Kosovën përfundimisht nën Sërbi.

Ishte kundër Ibrahim Rugovës i cili, disa muaj më vonë, nisi betejën e gjatë për t’u mbrojtur nga pasojat e atyre ndryshimeve që akademiku i pasluftës i promovonte nëpër debatet e atëhershme publike .

Akademiku i pasluftës, para luftës ishte ministrër i Rrahman Morinës. Ishte shërbëtor i tij.

Por edhe kur e ndërroi qimen e komunistit e u bë demokrat ai s’e harroi zanatin e mësuar.

Pasi u bë ministër në egzil, ministër i Bujar Bukoshit, e trathtoi atë dhe bashkë me të edhe Rugovën.

Nuk e ndihmoi as luftën çlirimtare.

Ishte mik i ngushtë i Fatmir Sejdiut të clin në mënyrë “demokratike” e fundosi për t’ia zënë vendin e kryetarit të partisë.

U bë shërbëtor edhe i Albin Kurtit në misionin e tij për të shktërruar Kosovën. I bindej urdhërave edhe të komisarit të VV-së, Dardan Molliqajt.

I trathtoi keq edhe këta.

U bë partner edhe me Ramush Haradinajn e Fatmir Limën të cilët i akuzonte si kriminelë të luftës e të pasluftës.

Bile, tha se do ta ndërronte kushtetutën për t’i bërë fitues ata që humbën.
Por I trathtoi të gjithë këta. I trathtoi edhe shumë të tjerë.

I trathtoi që të gjithë për t’u bërë kryeministër i Kosovës.

Edhe deputetët e tij.

Gjithnjë i qetë dhe pa emocion.

Duke sharë, duke kërcënuar, duke fyer e shantazhuar , Isa Mustafa, tash edhe si akademik, veç ka hyrë në historinë e re të Kosovës.

Ai arriti të bëhet kryetar i LDK-së në vend të Ibrahim Rugovës,
Arriti të bëhet edhe kryeministër, në vend të Hashim Thaçit.
Më lart, s’besoj se kishte ku të shkonte.

Por a është ky fundi i tij?

A është fundi i politikave të tij kërcënuese e shantazhuese?
A do t’i funksionojë edhe më rrena e mashtrimi?
A do të ketë më shokë për t’i trathtuar?

A do të ketë ndonjë pozitë që ai e pretendon për ta negociuar?
A do të ketë mundësi të reja për të, për ndonjë pazar të ri?

Lutem që jo!

Atë që s’e bënë të tjerët më parë duhet ta bëjë Kadri Veseli sot,

Ta shuaj përfundimisht simbolin e fundit të komunizmit në Kosovë, dhe jo vetëm në të.

Ky moment patjetër se duhet të shënohet në historinë tonë të re, për të na shfajësuar për shumë gabime që i kemi bërë duke qenë të mashtruar e të trathtuar.

Shkruan: Lulzim Aliu. 
 Vërejtje: Artikujt e publikuar në rubrikën Opinion  nuk pasqyrojnë qëndrim editorial të redaksisë!
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img