28,03,2024

A po instalohet model i ri i politikbërjes, Agim Aliu: Fushata ime është bartur tek qytetarët e po bëhet nga qytetarët, vullnetarë të së mirës në Ferizaj

Must Read

Dje, në një ambient të hapur pranë Palestrës së Sportit, “Bill Clinton” në Ferizaj, kryetari i Ferizajt që po kandidon për të dytin mandat me radhë, Agim Aliu, mbajti një takim me të rinjtë të këtij qyteti, ku u diskutuan punët e projektet që janë përfunduar në Ferizaj. E veçanta e këtij takimi, është se në publikimin për këtë ngjarje në rrjetin e tij social në Facebook, Kryetari Agim Aliu u shpreh se fushatën e tij e ka deleguar tek qytetarët, andaj ai nuk do të bëj fushatë, por do të jenë qytetarët e Ferizajt ata që do ta bëjnë fushatën e tij, për siç shprehet ai Ferizajn që duam.

“Kaherë e kam bartur bërjen e fushatës tek qytetarët, ata janë shtabi më i mirë zgjedhor e fitorja është e tyre, për Ferizajn që duam. Çdo ferizajas e sheh ndryshimin, andaj çdo ferizajas është vullnetar i së mirës, folësi, dëshmitari e vendimmarrësi më i mirë i asaj çfarë i nevojitet, Ferizajt – dashurisë sonë të përbashkët, në katër vitet që vijnë.” thotë Agim Aliu në faqen e tij në Facebook.

A po instalohet kështu një model i ri i politikbërjes, duke bartur, deleguar fushatën tek qytetarët e jo tek kandidati e shtabi i tij zgjedhor?, këtë e vlerësojnë më së miri, qytetarët e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img