04,05,2024

A po i “lëkundet” karriga Ekrem Mustafës, flet vetë ministri

Must Read

Kanë kaluar gjashtë muaj që kur Aleanca Kosova e Re ka emëruar ministrin e ri të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafën.

Emërimi i tij erdhi pas shkarkimit që Behgjet Pacolli i bëri Bejtush Gashit.

Ndonëse gjatë ditës së djeshme, u raportua që Behgjet Pacolli ka disa pakënaqësi me punën e ministrit, dhe që po ashtu ka kërkuar shkarkimin e tij.


Mirëpo, ministri Ekrem Mustafa, në një prononcim për Telegrafin ka mohuar një gjë të tillë.”Jo nuk ka asgjë të vërtetë , nuk ka kërkuar shkarkimin tim”, tha ai.

Një gjë të tillë e tha edhe sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli. Për Telegrafin, ai tha që nuk kanë marrë asnjë kërkesë që Mustafa ta lirojë pozitën të cilën e mbanë.

“Nuk ka asnjë kërkesë për shkarkimin e ministrit Ekrem Mustafa. Mosmarrëveshjet eventuale që kanë mundur t’i kenë nuk kanë të bëjnë më partinë”, theksoi ai.

Kujtojmë që AKR, deri tani ka ndërruar tre ministra në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Fillimisht ishte Flamur Sefaj, i cili është shkarkuar nga kryeministri pas skandalit me dëbimin e gjashtë turqve nga Kosova, dhe më pas në vend të tij kishte ardhur Bejtush Gash, i cili po ashtu u lirua nga detyra./Telegrafi/


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img