09,11,2025

A po e favorizon me projekte sponsoruesin kryetari i Prishtinës?

Must Read
Shpend Ahmeti

Kjo përbën shkelje të rëndë ligjore, shkruan portali prishtinaonline.info.

Kjo është marrëveshja e nënshkruar në mes të Komunës së Prishtinës dhe N.T.N ‘Tregtia’ për projektin Kodrina në lagjen Mat.

Neni 2 i kësaj Marrëveshje përbënë shkelje ligjore, pasi që duke u bazuar në projektin ideor dhe ngastrat kadastrale komuna ka obliguar pronarët e parcelave që tokën e tyre t’ia japin në shfrytëzim kompanisë “Tregtia”.

Me këtë rast është krijuar monopoli në këtë projekt, pasi ende pa i pasur pëlqimet kompania, ka nënshkruar marrëveshje më komunën. Komuna nuk mund të obligojë pronarët e tokave se kujt ia shesin apo ia japin në shfrytëzim. Po ashtu kompania “Tregtia” është zgjedhur në baza preferenciale personale, pasi që nuk ka pasur konkurs apo thirrje për aplikim duke marrë parasysh karakterin publiko-privat.

Kjo shkelje është edhe më e rëndë kur i shtohet fakti se kjo marrëveshje nuk ka kaluar nëpër Asamblenë Komunale, ashtu siç e parasheh ligji.

Këto favorizime dhe shumë favorizime të tjera janë bërë nga Komuna e Prishtinës pasi që kompania “Tregtia” nuk ka marrë pjesë në protestat e ndërtimtarëve dhe është një nga sponsorët e Shpend Ahmetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan ky portal.

DOK..

DOKI

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img