04,05,2024

A është shtyrë fillimi i procesit mësimor: Flet ministrja e arsimit

Must Read

Gjatë ditës ishte raportuar se procesi i mësimit mund të shtyhet për datën 13 shtator, për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.

E lidhur me këtë është deklaruar ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci.

Nagavci tha për Klan Kosova se nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor.

Ajo theksoi se në mbledhjes e radhës të qeverisë pritet të diskutohen edhe masat e reja kundër Covid-19.

E para e arsimit shtoi se do të respektohen rekomandimet e institucioneve kompetente.

“Nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor. Në mbledhjes radhës së Qeverisë, që pritet të mbahet ditët në vijim, do të diskutohet për masat e reja kundër pandemisë, pas shtimit të numrit të rasteve të të infektuarve me virusin Covid-19. Natyrisht, ne do të respektojmë rekomandimet e institucioneve kompetente”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img