15,10,2024

A duhet pritur për t’u futur në det pasi keni ngrënë?

Must Read

Të gjithë jemi këshilluar në plazh që të mos futemi në ujë direkt sapo kemi ngrënë, pasi na rrezikohet jeta. Në fakt, të dhënat shkencore në lidhje me mostretjen mes vakteve para larjes në ujë dhe rrezikut të mbytjes janë të pakta.

Më poshtë janë disa këshilla se si duhet të veprojmë sapo kemi ngrënë një vakt në plazh.

Mirëkuptimi
Edhe pse rreziku i mbytjes në det vjen nga arsye të tjera, perceptimi që kur sapo ke ngrënë, rrezikon jetën nëse futesh në ujë të ftohtë, është një rregull i mirë për ta ruajtur veten. Pavarësisht kësaj, në Itali ndryshe nga ne, e teprojnë me faktin që duhet të presin tri orë përpara se të futen në ujë nëse kanë konsumuar ushqim. Për specialistët ky është një rregull që shfaq më shumë se përkujdesje, fiksim.

ngrenia-para-larjes-ne-det-4

Koha e tretjes

Mjekët tregojnë edhe kohën që u duhet ushqimeve të ndryshme që të mund të treten normalisht në stomak. Kështu një lëngu frutash i duhet maksimumi 20 minuta që të kalojë në zorrë, një frutë e ngrënë çdo rreth gjysmë ore (20 minuta shalqiri, 40 minuta molla), perimet e gatuara 45-50 minuta, kurse patatet 60 minuta.

Stomakut i duhet që t’i tresë karbohidratet për rreth 1 orë. Edhe qumështit të skremuar dhe djathërave të freskëta i mjafton rreth një orë, kurse djathërave të staxhionuar mund t’iu duhen gati 4-5 orë që të treten në stomak.

Nëse ju keni ngrënë peshk, një orë është më se e mjaftueshme që të ndodhë plotësisht procesi i tretjes, shkruan Shqip. Por kujdes për ju mishngrënësit, sepse stomakut i duhen 3 deri në 4 orë që ta tresë një biftek viçi, dhe deri në 5 orë për mishin e derrit.

Nisur nga këto të dhëna, tani do ta keni më të lehtë që të gjeni momentin më të mirë për trupin dhe shëndetin tuaj, për t’u futur në ujë kur jeni me pushime dhe gjithashtu të mos u bëni bisht ushqimeve nga frika se mos do të privoheni më shumë nga deti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img