18,05,2024

A do të shtyhet Kurban Bajrami?

Must Read

Rreth dilemave se a do të shtyhet Festa e Kurban Bajramit për shkak që dita e parë e tij është të premten, imami Imri Llugaliu ka sqaruar se nuk paraqet problem që është e premte.

”Fetarisht bile edhe më mirë është me qëllu Kurban bajrami të premten”, tha Llugaliu. Se Kurban Bajrami do të shënohet ashtu siç është paraparë, është konfirmuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Kryeimami Sabri Bajgora për rtv21.tv tha se Kurban Bajrami do të shënohet sipas kalendarit të Arabisë Saudite, pra të premten tjetër, më 1 shtator. Kurban Bajrami ka për qëllim sakrificen, prerjen e një kafshe për hir të Zotit dhe i cili është obligim.

Sipas fesë Islame, therja e Kurbanit është një tregues i madh se njeriu është i gatshëm për të sakrifikuar për fenë e Allahut dhe bindjes së tij ndaj Krijuesit. Me një akt të tillë siç bëhet e ditur, muslimani tregon mirënjohjen e tij ndaj Allahut për mirësitë dhe begatitë e shumta që Zoti ia ka dhuruar njeriut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img