25,05,2024

A do të ketë sërish Luftë të Ftoftë? Përgjigjet zyrtari i NATO-s

Must Read

Sipas Presidentit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli, është vështirë të mendohet se do të ndodhë një Luftë tjetër e Ftohtë, pasi që dikur ishin vetëm dy blloqe të mëdha, ndërkaq tani janë të përfshira edhe vende të tjera.
“Nuk mendoj që ekzistojnë kushtet për një Luftë të Ftohtë sepse Lufta e Ftohtë ekzistonte e zhvilluar në një botë bipolare”, ka thënë Alli në Info Magazine.
“Ishin vetëm dy blloqe të mëdha. Tani është situata ndryshe, kemi Kinën, kemi akterë të tjerë të përfshirë si Brazili, Afrika, India, Koreja, Japonia. Situata tani është shumë më e ndërlikuar, dhe siguria është bërë shumë më globale”.
Alli thotë se një gjë e tillë nuk do të ishte koherente marrë parasysh kohërat dhe rrethanat e sotme me ato të vitve 60-ta dhe 70-ta të shekullit të kaluar.
“Nëse flasim për një Luftë të Ftohtë mes SHBA-së dhe Rusisë, atëherë kjo nuk është koherente me gjendjen në glob, në botën e ditëve të sotme”, vijoi ai.
“Ishin vetëm by blloqe që konfrontoheshin me njëra-tjetrën”, tha Alli.

“Sigurisht tensionet mes NATO-s dhe Rusisë janë rritur pas aneksimit me Krimenë. Edhe në këtë rast, Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar zotimin për nenin 5”.
“Mendoj që presionet duhej të tejkalohen dhe do të tejkalohen nëse Vladimir Putin fillon të mendojë pak më pozitivisht dhe jo vetëm të mundohet që të ndërhyjë në punët e shteteve të tjera”, tha ai.
“Por kjo nuk na takon neve; i takon atij që ta bëjë atë ndryshim”.
Alli pohoi se ka ndryshuar edhe rendi botëror që tanimë është shumëpolar, duke e përmendur Kinën, për të cilën tha se po vjen duke u bërë më vendimtare në nivelin ndërkombëtar.
“Rendi i ri botëror është tashmë i dukshëm. Kina ka blerë gjysmën e Afrikës, zotërojnë shumë pjesë të borxheve publike të vendeve të shumta”.
“Kina është duke zhvilluar një formë të re të kolonializmit dhe imperalizmit duke u bazuar në fuqinë e saj ekonomike”.
“Kjo ndryshon shumë gjëra sa i përket ekuilibrit në botë. Kina për momentin është ekonomia e dytë botërore dhe do t’i tejkalojë SHBA-të në 10 apo 20 vjetët e ardhshme”.
“Është po ashtu ushtria e dytë më e madhe në botë dhe po bëhen gjithnjë e më vendimtar në nivelin ndërkombëtar”.
“Rendi i ri botëror nuk është më bipolar por shumëpolar”, përfundoi Alli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia kap shoferët me dronë në vijë të plotë, 200 euro gjobë dhe heqje e patentë-shoferit për 3 muaj

Policia ka njoftuar se në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, saktësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar dy shoferë, njëri...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img