05,05,2024

A do të kemi qeveri apo edhe njëher po hyjmë në krizë institucionale

Must Read

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën të dielën në Kosovë, nga numërimin i 99.64 % të votave, solli fitues koalicionin të krijuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, si dhe një numër i partive të vogla që ishin në këtë koalicion. Kandidat i këtij koalicioni për kryeministër është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Por, fitorja e koalicionit të njohur si PAN, ishte një fitore jo Juridikisht e mjaftueshme , pasi që ata kanë siguruar 34.02 përqind të votave, dhe në legjislaturën e re do të kenë 39 deputetë.
Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të shënoj një rritje të konsiderueshme, ku VV do të ketë 31 deputetët, duke lënë në vendin e tretë Lidhjen Demokratike së bashku me partnerët e koalicionit, të cilët do të kenë 30 deputetë në legjislaturën e re.
Meqenëse asnjëri subjekt politik nuk ka arritur të sigurojë shumicën, atëherë formimin e qeverisë nuk mund ta bëj asnjëri subjekt politik pa koalicion, edhe me votat e minoriteteve (20 ulëse të rezervuara në parlament), gjithnjë sipas Kushtetutës se Kosoves .
Duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila është akti më i lartë juridik në vend, koalicionit fitues i takon formimi i Qeverisë. Në këtë rast, del që koalicioni PAN, me kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj, juridikisht do ta ketë mundësinë e parë për ta formuar qeverinë.
“Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emrimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit”, thuhet në nenin 95, pika 1 dhe 2 të kushtetutës së Kosovës.
Sipas nenit 95, pika 3, Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa, në rast se kandidati për kryeministër dhe përbërja e propozuar e Qeverisë, nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë.
“Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtë procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”, thuhet në nenin 95, pika 4.

Shkruan : RINOR FRANGU

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img