11,01,2026

A do të fillojë mësimi të hënën

Must Read

Duket që edhe ky fillimvit nuk do të jetë pa probleme. Ka ditë që SBASHK-u e vlerëson si shqetësues problemin e mbylljes së paralajmëruar të disa shkollave në komunën e Kamenicës dhe si kundërpërgjigje parasheh greva, madje edhe sosh të përshkallëzuara.

Kreu i Komunës së Kamenicës dhe përfaqësuesit e fshatrave këmbëngulin në qëndrimet e tyre, shkruan Zëri.

Pavarësisht deklaratave optimiste të zyrtarëve të arsimit në Kosovë se janë përgatitur mjaftueshëm dhe se janë krijuar kushtet që më 2 shtator të fillojë viti i ri shkollor 2019/2020, duket që edhe ky fillimvit nuk do të jetë pa probleme  

19 shkolla pritet të mbyllen në Kamenicë në muajin shtator, sipas vendimit të kreut të kësaj komune Qëndron Kastrati për shkak të gjendjes së keqe në të cilën ndodhen ato, por edhe numrit të vogël të nxënësve.

Por, ky vendim po kundërshtohet ashpër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), e cila ka dalë kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img