Hamza Bin Laden, ka kërcënuar SHBA-të se do të hakmerret për të atin

Must Read

I biri i Osama Bin Laden-it ka kërcënuar se do të hakmerret ndaj SHBA-ve, për vrasjen e të atit të tij.

Në një mesazh audio postuar nga Al-Qaeda, me titull “Ne jemi të gjithë Osama”, Hamza Bin Laden premtoi se do të vazhdojë luftën e grupit militant kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Në fjalimin 21-minuta Hamza thotë: “Ne do të vazhdojmë t’ju godasin ju dhe t’ju vëmë në shënjestër në vendin tuaj dhe jashtë tij si përgjigje për shtypjen ndaj popullit të Palestinës, Afganistanit, Sirisë, Irakut, Jemenit, Somalisë dhe pjesës tjetër të tokave myslimane që nuk i kanë mbijetuar shtypjes tuaj”.

Osama Bin Laden u vra në Pakistan nga marinsat amerikane në 2011-ën, një goditje e madhe kjo për grupin militant që kreu sulmet e 11 Shtatorit në SHBA.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img