Situata e re e krijuar, ngërthen në vete edhe rreziqet por edhe shanset – shkruan e përditshmja zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” në artikullin me titull “Disponim i keq në dhomën pritëse të BE-së”.
“Për shkak të konfliktit në jug dhe lindje, rëndësia gjeopolitike e shteteve të Ballkanit është rritur. Luftërat dhe shpërbërja e shteteve ka sjell deri të valët e refugjatëve në veri të Evropës dhe, kjo lëvizje, pa shtetet e Ballkanit, nuk do të kishte mundësi të rregullohej. Ato u shndërruan në rojtarë të portave të Evropës. Në konfliktet e perëndimit të Rusisë, shtetet siç janë Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia, u pozicionuan disi në mes, por ato janë prapë të pambrojtura nga ndikimi rus. Mediat në Serbi, qe një kohë nuk transmetojnë më vetëm emisione nga mediumet perëndimore siç është Radio Evropa e Lirë, por edhe emisione nga mediat ruse si radio Sputnik me qasje të dukshme ruse. Shtetet e Ballkanit Perëndimor, janë të kufizuara me shtete anëtare të BE dhe NATO-së. Por megjithatë, pa përfshirje në BE, ato i ekspozohen fuqisë së butë ruse e turke”, thuhet në këtë shkrim, transmeton lajmi.net.
Gazetari i NZZ, Anderas Erns pyet: Si më tutje? – dhe përmend disa skenarë të mundshëm.
“Sipas të gjitha gjasave, premtimi për anëtarësim do të mbetët një shkronjë e vdekur në letër. Negociatat do të zgjaten për kohë të pacaktuar, si në rastin e Turqisë. Bashkimi Evropian në të njëjtën kohë do t’i mbështes ata politikanë që “veprojnë me përgjegjësi”, dhe promovojnë pajtimin e bashkëpunimin, kur bëhet fjalë për politikën ndaj refugjatëve dhe ato që janë drejtuar larg ndikimit nga Moska. Do të përkrahen ata politikanë që nuk janë të interesuar për demokraci dhe politike liberale, por për demokraci që duket vetëm në raste specifike. E rëndësishme është që orientimi gjeopolitik të jetë i përshtatshëm për perëndimorët. I gjithë trendi i zhvillimit duket të ecë në atë drejtim”, shkruan gazetari i të përditshmes zvicerane, transmeton lajmi.net.
“Në rastin tjetër”, shkruan gazeta, “kriza në BE dërgon në mundësi të reja të diferencuara të anëtarësimit: përveç anëtarësimit të plotë, ekziston edhe anëtarësimi i cili duhet t’i plotësojë vetëm kushtet në të cilat ka më pak privilegje. Dhe në këtë mënyrë ‘anëtarësimi B’ i shteteve të Ballkanit brenda BE-së, shkakton më pak rezistencë dhe do të krijojë një dinamikë të re të procesit të integrimit. Lidhur me rritjen ekonomike dhe zhvillimin politik, një skenar i tillë do të shpërfaqte një shans shumë të mirë. Me një shumëllojshmëri etnike dhe shtete të dobëta, ky rajon ka nevojë për paqe, kurse ne kemi nevojë për një kulm të përbashkët evropian”.
“Pas Brexit-it, Ballkani Perëndimor po i afrohet BE-së”, është titulli tekstit tjetër në të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. “Dalja e Britanisë së Madhe nga BE do të përshpejtojë anëtarësimin e Serbisë në BE. Ky është një rezultat i papritur në samitin për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Paris. Serbia, si vend me ndikim të konsiderueshëm rus, ka pranuar lajmin se do të fillojë hapjen e kapitujve për negociata drejtë anëtarësimit në BE”, shkruan kjo gazetë.
“Sinjalet nga Parisi janë të rëndësishme për t’u bërë me dije vendeve të Ballkanit Perëndimor se ato i takojnë Evropës dhe përkundër rastit të Brexit-it, ato nuk janë harruar”, shkruan kjo e përditshme gjermane./lajmi.net
.