9 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomuan sot në një ceremoni rasti e cila u organizua në Ferizaj. Kjo ishte gjenerata e parë e diplomimi për vitin 2016 të kadetëve të FSK-së.
Në këtë ceremoni morri pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ministri i FSK-së Haki Demolli, gjenerallejtënant Rrahman Rama komandant i FSK-së si dhe mysafire të tjerë.
Me këtë rast komandanti i FSK-së general Rrahman Rama tha se për katër vjet rresht këta kadet kaluan në sfida të mëdha fizike e psikike për të vetmin qëllim që të edukohen dhe të përgatiten për t’i shërbyer sa më mirë vendit dhe gjithë qytetareve të republikës së Kosovës.
Nga ana tjetër ministri i FSK-së Haki Demolli ka thënë se diplomimi i këtyre kadetëve, tregon përkushtimin dhe synimet drejt një ushtrie me pjesëtare të diplomuar dhe edukuar me standarde evropiane.
Në emër të këtyre nënoficerëve të sapo diplomuar foli Eugen Thaci nga Gjilani. Ai tha se kjo ka qenë njëra ndër periudhat më të mira të jetës së tij. Niveli i edukimit dhe shkollimit të këtyre kadetëve në qendrën universitare te studimeve, u vlerësua lartë edhe nga njohës të fushës ushtarake.