24,11,2024

Bujqit në Maqedoni paralajmërojnë protestë kundër çmimit të ulët të grurit

Must Read

Nënkryetari i Federatës së Fermerëve, Memet Sinani, thotë se grurin nuk do ta japin me këtë çmim.

“Apeloj deri te të gjithë bujqit, nëse nuk arrijmë 12 denarë për kilogram, të dalim dhe t’i bllokojmë të gjitha rrugët në vend, njëherësh edhe të gjitha vendkalimet ku‐tare. Njëherë e përgjithmonë të zgjidhet problemi me çmimin e blerjes së grurit”, tha Memet Sinani, nënkryetari i Federatës së Fermerëve.

Sinani thotë se nuk sheh arsye përse mullisët të mos japin 11 denarë për grurin vendor në kohën kur edhe po qe se importojnë nga Serbia, bashkë me të gjitha taksat, sërish duhet të paguajnë 11 denarë për kilogram.

Një pjesë e mullisëve thonë se zgjidhjen e kësaj çështje mund ta gjej Qeveria. Ndërkohë Ognen Orovçanec nga Lidhja e Odave Ekonomike thotë se Qeveria duhet të ndërhyjë gjatë korrjeve dhe të blejë 30 deri 50 mijë tonë grurë për rezerva të mallrave.

Mullisët kërkojnë që Qeveria ta kthejë dekretin me të cilin shteti sërish do t’u japë nga 1 denarë subvencion për një kilogram grurë të blerë vendor.

The post Bujqit në Maqedoni paralajmërojnë protestë kundër çmimit të ulët të grurit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img