02,02,2026

Flet marinari i shpëtuar: Egjiptiani na drogoi, kur u zgjova nuk e pashë kapitenin

Must Read

I riu Luan Mema ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve vendase. Ai tha se egjiptiani u kishte hedhur ilaç në ushqim dhe se kur është zgjuar e ka parë veten të lidhur.

Ai tha se kur është përmendur nuk e ka parë kapitenin Dhimitër Malja. Nuk dihet ende çfarë ka thënë në polici Adel Mohamed Salam, por familjarët e kapitenit durrsak janë të shqetësuar për fatin e tij.

Mësohet Luan Mema ka mbetur pa para dhe nuk po siguron dot biletën për t’u kthyer në Shqipëri.

2 javë më parë marinari egjiptian Adel Salam, mori peng anijen “Çelepia 2” ku në bord ishin marinarët shqiptare, Dhimiter Malja, dhe Luan Mema.  Egjiptiani pretendonte se pronari i peshakrexhës i kishte një borxh prej 70 mije eurosh, gjë që mohohet nga pronarët e anijes.

 

The post Flet marinari i shpëtuar: Egjiptiani na drogoi, kur u zgjova nuk e pashë kapitenin appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së rëndë

Më 01.02.2026, rreth orës 01:40, policia në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img