21,12,2024

Largohen lulet e Jabllanoviqit në Koshare, zëvendësohen me flamur kombëtar

Must Read

Ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq pas ofendimeve ndaj nënave gjakovare bëri edhe një provokimi të ri.

Ai dje ka qëndruar në Koshare ku ka vendosur kurorë për ata që ai i quajti “heronj të Serbisë”, të cilët u vranë në luftimet me UÇK-në në vitin 1999, raporton Indeksonline

“Këtu kanë rënë 108 pjesëtarë të Ushtrisë Serbe dhe sot në emër të Ministrisë për punë, punësim dhe çështje sociale kemi vënë kurorë dhe u kemi bërë nderime pas 17 vjetësh heronjve që e mbrojtën atdheun e tyre”, ka thënë Jabllanoviq.

Mirëpo, nuk kanë shkuar as 24 orë kur në vend të këtyre luleve është zëvendësuar flamuri kombëtar.

Ja disa pamje ku shihet shtëpia e shkatërruar, ku zyrtari i Qeverisë së Serbisë vendosi lule pranë saj.

j1-1

j3

j2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img