07,05,2024

Hoxhaj: Koordinim me partnerët ndërkombëtar në luftën kundër terrorizimit

Must Read

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj bëri të ditur se konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Stamboll si dhe një ekip i MPJ pas sulmit në Stamboll gjatë tërë natës kanë qëndruar në vendngjarje, për të shikuar nga afër gjendjen.

Ministri Hoxhaj e dënoi ashpër sulmin në Stamboll, ndërkaq tha se do të ndërmarrin të gjitha masat që të koordinohen me partnerët ndërkombëtar dhe partnerët tanë turq në luftën kundër terrorizmit.

“Ne i kemi dënuar si Qeveri e Kosovës një akt të tillë. Natyrisht që do të ndërmarrim të gjitha masat që të koordinohemi me partnerët tanë ndërkombëtar dhe partnerët tanë turq në luftën kundër terrorizmit”, tha ai për Telegrafin.

Gjithashtu Hoxhaj tha se ajo se çfarë ka ndodhur në Stamboll është një ngjarje e cila duhet të shihet si e izoluar dhe nuk ka të bëjë me sigurinë e Kosovës.

Ndryshe, nga tre sulmet në Aeroportin Ataturk mbetën të vrarë, zyrtarisht deri më tani 36 persona, ndërsa 147 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img