03,05,2024

Ministri Jevtiq, me agjendë kundërshtetërore në Beograd

Must Read

Beogradi Zyrtar ka pasur për aleat një ministër të Qeverisë së Kosovës, në përpjekjen për ta bindur UNHCR-në dhe OSBE-në që të dalin me deklaratë mbështetëse për projektin më të madh kolonizues të Serbisë në veri të vendit – ngritjen e lagjes “Lugina e Diellit”.

Megjithëkëtë, nuk e kanë mbërritur synimin, shkruan sot Koha Ditore.

Në gjysmën e këtij muaji, të dyja organizatat ndërkombëtare kanë bashkë organizuar në Beograd një konferencë rajonale për zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së personave të zhvendosur.

Aty ka marrë pjesë ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Dalibor Jevtiq. Pos tij, nga rajoni ka qenë edhe Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, dhe zyrtarët Zhelko Shofranac nga Mali i Zi e Enver Husejin nga Maqedonia.

Dy të parët, sipas burimeve të gazetës, kanë bërë presion që një nga konkluzionet e konferencës të jetë edhe mbështetja për lagjen “Lugina e Diellit”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img