Aeroplani me të cilin udhëtonte kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka zbritur në aeroportin Ataturk të Stambollit.
Me të arritur në Stamboll, Rama ka folur rreth sulmit në qytetin turk të Stambollit, ku mbeten dhjetë të vdekur dhe mbi 60 të lënduar.
“Më vjen shumë keq për shqetësimin e krijuar dhe shumë faleminderit për mesazhet e panumërta. Gjithçka ok. Nesër vizita zyrtare në Ankara”, ka shkruar në Facebook, Edi Rama me të arritur në Stamboll.