Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Rezoluta u miratua me 395 vota pro dhe 200 kundër, ndërsa 71 eurodeputetë abstenuan.
Në rezolutë bëhet thirrje për nisjen e menjëhershme të procedurave për daljen e Britanisë nga BE-ja.
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, është shprehur se “BE-ja është e gatshme të nisë që sot procesin, por duhen respektuar traktatet, sipas të cilave i takon qeverisë britanike të nisë procedurat. Prandaj duhet të kemi durim”.
Tusk ka njoftuar edhe samitin e jashtëzakonshëm të BE-së që do të mbahet në shtator në Bratislavë. Në samitin ku do të diskutohet rreth së ardhmes së BE-së nuk do të marrin pjesë përfaqësuesit e Britanisë.