Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot se ishte e vetëdijshme se qeveria britanike kishte nevojë për kohë për të zyrtarizuar kërkesën e daljes nga Bashkimi Evropian, ndërsa në Evropë vijojnë thirrjet për një procedurë të përshpejtuar ndarjeje.
“Fillimisht nuk mund të lejojmë një periudhë të gjatë pasigurie, por jam e bindur se BM-ja ka nevojë për kohën e nevojshme për të analizuar situatën, jam mëse e vetëdijshme”, u shpreh ajo për shtypin pas një takimi me homologun ukrainas, Volodymyr Groisman.
Kryeministri britanik, David Cameron parashikon t’i kalojë pasardhësit të tij kërkesën zyrtare të daljes nga BE-ja duke shkaktuar indinjatën e zyrtarëve të lartë evropianë që duan të konkretizojnë sa më shpejt të jetë e mundur largimin e BM-së.
Merkel theksoi gjithashtu se negociatat rreth marrëdhënieve në të ardhmen mes Londrës dhe BE-së nuk mund të fillojnë veçse pas depozitimit të kërkesës zyrtare për daljen nga Unioni.