12,11,2025

Dënohet hajdutja që vodhi bashkëshorten e nëndrejtorit të policisë

Must Read
Gjykatore

Bëhet e ditur se ka qenë Çipa që arrestoi Konomin, duke përpiluar edhe procesverbalin e arrestit. Menjëherë pas arrestimit, hetimi zbuloi se Konomi kishte kryer edhe të paktën shtatë vjedhje të tjera, kryesisht pranë butiqeve.

Në njoftimin e policisë thuhej se ajo rrëmbente çanta dhe sende të tjera personale në dyqane të ndryshme veshjesh, teksa klientët futeshin në dhomat e provës për të provuar veshjet që dëshironin të blinin.

Ndërkohë në gjykatë Konomi ka pranuar autorësinë e vjedhjeve dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar asaj i ulet një e treta e masës së dënimit, i cili nga 2 vjet e 6 muaj reduktohet në 1 vit e 6 muaj burgim.

The post Dënohet hajdutja që vodhi bashkëshorten e nëndrejtorit të policisë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img