05,02,2026

Mbështetet kërkesa për personat me autizëm

Must Read

U shpreh gatishmëria që të bëhen përpjekje për gjetjen e hapësirës ku do të trajtoheshin personat me autizëm.

Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, priti sot në një takim Shpresa Xhaklin, e cila vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është themeluese dhe udhëheqëse e shoqatës “Autizmi”.

Në takim u bisedua për mundësinë e shtimit të kujdesit ndaj personave me autizëm në komunën e Ferizajt. Me këtë rast Shpresa Xhakli, kërkoi nga kreu i komunës që të sigurohet hapësirë e përshtatshme për trajtimin e personave të tillë.

Kryetari Svarqa e priti me kënaqësi kërkesën dhe tha se do të angazhohet që të gjejë mundësi për krijimin e hapësirës së kërkuar, në mënyrë që të mos mungojë kujdesi ndaj synimeve të shprehura nga shoqata “Autizmi”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img