11,10,2025

Austria rithekson mbështetje për Kosovën

Must Read

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler

Zëvendëskryeministri Kuçi gjatë takimit me ambasadorin Pfandler ka vlerësuar lart bashkëpunimin e shkëlqyer ndërshtetëror, duke shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin institucional në fusha të interesit të përbashkët.

“Për Kosovën prioritet mbetet zhvillimi ekonomik, integrimi evropian, si dhe fuqizimi i sundimit të ligjit me qëllim të ngritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi dhe tërheqjes së investitorëve”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.

Ndërkaq, ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, ka vlerësuar lart progresin e arritur sidomos në fuqizimin e sistemit gjyqësor të Kosovës. Ambasadori Pfandler gjithashtu ka shprehur vullnetin për kultivimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, duke ritheksuar mbështetjen e Austrisë në proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhje të jashtëzakonshme

Kuvendi i Komunës së Ferizajt, i udhëhequr nga kryesuesi Xhavit Zariqi, gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img