29,04,2024

Me protesta kundër kolonizimit

Must Read

Shqiptarët e pjesës jugore të Mitrovicës, si dhe ata në veri nuk i përjashtojnë protestat si masë për t’i parandaluar punimet në ndërtimin e vendbanimit të ashtuquajtur “Lugina e Diellit”, projekti më i madh që e ka financuar Serbia në Kosovë në periudhën e pasluftës. Serbët ua kanë bllokuar rrugën banorëve të lagjes “Kroi i Vitakut”.

Shqiptarët e jugut, si dhe ata të veriut të Mitrovicës dhe të komunave Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, nuk e përjashtojnë fare mundësinë që me protesta ta parandalojnë ndërtimin e vendbanimit të të ashtuquajtur “Lugina e Diellit”, madje ata sigurojnë se ky ka mbetur mjeti i vetëm për të bllokuar kolonizimin e veriut të Kosovës që në fillim.

“Këtë projekt kolonizues duhet mbajtur ‘në ajër’ me protesta” thonë ata, shkruan sot ‘Zëri’.

Shqiptarët e veriut në anën tjetër shprehen të habitur se si asnjë subjekt politik nuk e ka marrë seriozisht një vendim konkret për ta parandaluar ndërtimin e vendbanimit, ndërsa siç thonë ata, tani merren vetëm me urën, ndërsa “Luginën e Diellit” as që e përmendin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img