22,11,2024

Thaçi: Nuk do të lejojmë asnjë kolonizim të ri të Kosovës nga Serbia

Must Read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje të gjithë refugjatëve që të kthehen, derisa ka theksuar se nuk do të lejohet asnjë kolonizim i ri i Kosovës nga ana e Serbisë.

Thaçi në një intervistë për Die Presse të Austrisë, përveç për marrëdhëniet e mira austriako-kosovare, ka folur edhe për projektin serb “Lugina e Diellit”, përpjekje kjo të cilën Thaçi e ka quajtur të rrezikshme. Ai u ka bërë thirrje të gjithë refugjatëve që të kthehen, por se ka thënë se nuk do të lejojnë të kolonizohet asnjë pjesë e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Unë ju bëj thirrje të gjithë refugjatëve që të kthehen. Ata janë qytetarë të Kosovës dhe janë të mirëseardhur. Kosova është një vend për të gjithë dhe jo vetëm për një grupim etnik. Por ne nuk do të lejojmë asnjë kolonizim të ri të Kosovës nga ana e Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi për Die Presse, transmeton Telegrafi.

Die Presse: Ju e keni vizituar për herë të parë Vjenën në rolin e Presidentit të Kosovës?

Hashim Thaçi: Po, kam pasur një diskutim shumë të mirë me presidentin austriak Heinz Fischer. Kemi biseduar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, liberalizimin e vizave dhe dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Unë gjithmonë kam pasur marrëdhënie shumë të mira me Austrinë, në të gjitha pozitat e mia të mëparshme.

Die Presse: Nga politikanët në Austri, vijnë sinjale të ndryshme: Kandidati për President i Partisë së Lirisë, Norbert Hofer, ka deklaruar se, Kosova është ende pjesë e Serbisë. A ju shqetëson kjo?

Hashim Thaçi: Është një ëndërr e keqe, nëse dikush mendon se Kosova është pjesë e Serbisë. Kosova është e pavarur dhe një shtet sovran.

Die Presse: Përkrah Serbisë dhe Rusisë, edhe disa vende të BE-së ende nuk e kanë pranuar shtetësinë e Kosovës.

Hashim Thaçi: Kosova është njohur ndërkombëtarisht nga më shumë se 100 vende dhe është anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare. Ne kemi marrëdhënie konstruktive me të gjithë fqinjët tanë, edhe me Serbinë. Unë e di se Austria dhe shumica e politikanëve të saj e njohin pavarësinë e Kosovës.

Die Presse: Kandidati FPÖ-së Hofer ka marrë rreth 50 për qind në zgjedhjet presidenciale dhe partia e tij në sondazhe qëndron lartë. A jeni i frikësuar se Austria eventualisht mund të ndryshojë politikën ndaj Kosovës?

Hashim Thaçi: Unë nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Austrisë dhe të flas në favor të njërës apo të palës tjetër. Por, siç e ka sqaruar presidenti Fischer gjatë bisedë tonë, Evropa Juglindore është shumë e rëndësishme për Austrinë. Shumë austriakë kanë punuar intensivisht për këtë rajon: Nga ish-ministrat e jashtëm Alois Mock, Erhard Busek e deri te diplomatët e lartë, si Ëolfgang Petritsch, Albert Rohan, Valentin Inzko dhe Ulrike Lunacek nga Parlamenti Evropian. Udhëheqja austriake gjithmonë ishte një hap përpara nga vendet tjera dhe kishte një vizion për Evropën Juglindore. Austria e njeh Ballkanin shumë mirë.

Die Presse: Në Beograd tani do të formohet qeveria e re. Çfarë prisni ju nga ajo?

Hashim Thaçi: Ne presim që qeveria e re serbe do të vazhdojë dialogun e  ndërmjetësuar nga BE me Kosovën. Ne presim që të gjitha marrëveshjet që kemi arritur deri tani, të zbatohen.

Die Presse: Kohët e fundit ka pasur në Kosovë kritika rreth Asociacionit të ri të komunave serbe, e sidomos për projektin “Lugina e Diellit”. Kjo do ju mundësoj, që në pjesën veriore të Kosovës e kontrolluar nga serbët e veriut, do të vendosen serbët që janë larguar njëherë nga Kosova. Pse ju keni problem me këtë?

Hashim Thaçi: Unë ju bëj thirrje të gjithë refugjatëve që të kthehen. Ata janë qytetarë të Kosovës dhe janë të mirëseardhur. Kosova është një vend për të gjithë dhe jo vetëm për një grupim etnik. Por ne nuk do të lejojmë asnjë kolonizim të ri të Kosovës nga ana e Serbisë.

Die Presse: Pse është kjo kolonizim, kur refugjatët kthehen?

Hashim Thaçi: Unë thash më herët: Refugjatët janë të mirëseardhur. Si President i Kosovës, unë jam president i të gjithë qytetarëve. Njerëzit duhet të kthehet në ish-lagjet e tyre. Por, zgjidhja e synuar nga serbët e Beogradit në veri të Kosovës është kolonizimin për ne. Këto përpjekje të serbëve janë shumë të rrezikshme.

Die Presse: Gjithashtu nga Kosova shumë njerëz kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar për grupet xhihadiste. Çfarë bën Kosova, për të luftuar këtë fenomen?

Hashim Thaçi: Asnjë vend evropian nuk është njëqind për qind imun ndaj këtij fenomeni, i cili nuk ka të bëj me besimin fetar, por për të marrë pjesë në një organizatë kriminale. Kosova ishte një nga vendet e para në rajon, që ka filluar luftën kundër terrorizmit. Ne kemi arrestuar më shumë se 100 njerëz, duke përfshirë këtu edhe imamë të njohur. Dhe ne kemi forcuar ligjet tona. Në tetë muajt e fundit nuk kemi pasur asnjë rast të vetëm që një kosovar ka shkuar për të luftuar në Siri apo Irak. 90 për qind e kosovarëve janë për anëtarësim në BE dhe NATO. Dhe sipas një sondazhi të ri të Gallup, kosovarët janë populli më pro Amerikan në botë. Pra, ne nuk mund të jemi bazë për fundamentalizmin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img