24,10,2025

Familjarët e Enit falënderojn Labin

Must Read

Në emër të familjes Hyseni, falënderojmë këngëtarin Labinot Tahiri, me nismën e të cilit u grumbulluan 60 mijë euro, të nevojshme për trajtimin e nipit tonë Eni Mahalla.
Me kontributin e tij të palodhshëm, Labi ia ka lehtësuar barrën dhe dhimbjen familjes, duke treguar gërshetim ndërmjet shpirtit artistik dhe atij human.
Ai bëri që gjendja e Enit të lehtësohet sadopak, e në të njëjtën kohë edhe gjendja emocionale e familjes, duke ia zgjatur dorën e ndihmës për ta treguar shpirtin e tij solidar.
I falënderohemi përjetësisht këtij humanisti, duke besuar se mundi i tij do të konkretizohet në përmirësimin substancial të gjendjes shëndetësore të Enit!
I falënderojmë edhe të gjithë shqiptarët kudo që janë e që ndihmuan në aksionin për grumbullimin e shumës së nevojshme për trajtimin e Enit.

Ndërkaq Enit, i urojmë shërim sa më të shpejtë, duke besuar në fuqinë e tij dhe ndihmën e zotit!

Sinqerisht Familja Hyseni nga Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img