24,11,2024

Ilazi takohet me përfaqësues të “PanEuropa”

Must Read

Zëvendës ministri për Integrime Evropiane  Ramadan Ilazi ka pritur në takim përfaqësuesit e lëvizjes më të vjetër Evropiane për bashkimin e Evropës “PanEuropa”.

“Sot, kisha kënaqësinë të pres në takim përfaqësuesit e lëvizjes më të vjetër Evropiane për bashkimin e Evropës “PanEuropa”. Projekti i Bashkimit Evropian si një projekt i paqes dhe prosperitetit, po zgjerohet edhe në shtetet e Ballkanit. Me përfaqësues të PanEuropa Austria kemi diskutuar për rëndësinë që perspektiva evropiane ka për Kosovën dhe rajonin, dhe se si agjenda evropiane po ndihmon Republikën e Kosovës për të ecur përpara. Shteti i Kosovës me popullatën më të re në Evropë nuk mund të vazhdoj të mbahet i izoluar. Në këtë drejtim PanEuropa Austria më informuan se do të dalin me një deklarate në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe do të argumentojnë këtë edhe në takimin e tyre me Ministrin e Jashtëm Austriak që do të zhvillojnë gjatë javës” ka thënë Ilazi.

DAni2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img