Vajza e ka treguar historinë e saj kur mbushi 18 vjeç, pasi i fejua me një djalë nga Mallakastra, i cili konstatoi se ajo nuk ishte e virgjër. Në këtë moment, vajza i ka treguar të ëmës se i ati kishte abuzuar me të që në moshën 12-vjeçare. Së bashku me të ëmën, vajza bëri denoncimin dhe dëshminë në polici, e cila më pas arrestoi Artur Lezon. Në dëshminë e saj, vajza është shprehur se nuk ka për ta falur kurrë të atin, pasi abuzimi seksual ka ndodhur disa herë, kur e ëma nuk ndodhej në banesë.
Ndërsa, për shkak edhe të moshës dhe turpit, kishte ngurruar që ta denonconte menjëherë këtë abuzim, i cili ishte edhe shkaku i prishjes së fejesës/ TCh
The post Prishja e fejesës zbuloi se babai kishte përdhunuar që nga mosha 12 vjeçare appeared first on Lajminet.