24,11,2024

Shkatërrimi i arsimit është shkatërrimi i Kombit!

Must Read
Korrupsioni, presioni dhe servilizmi janë shkaktarët kryesorë që e kanë fundosur arsimin e Ferizajit në një gropë të madhe e të zezë. Këtë fat e patën  të gjitha shkollat e ulëta dhe të mesme në Ferizaj  që nga ardhja e Kryetarit Sfarqa në pushtet e deri më tani. Dy partitë në pushtet LDK dhe AAK janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me korrupsionin,të cilat e infektuan dhe e politizuan arsimin duke ia zënë plotësisht frymën deri në shkatërrim të plotë.
Administrimi sektorit të arsimit në Ferizaj është shembull tipik se si u ndërtua piramida e pistë korruptuese, e cila njërën këmbë e kishte tek LDK-ja e tjetrën tek AAK-ja  dhe në anën tjetër , ndikimi dhe nënshtrimi që u mboll nga Kryetari Sfarqa për ta pasur lehtësisht të mundëshme largimin e mësimdhënësëve të cilët nuk  ishin në partinë e tij, për ti zëvendësuar me partiakët dhe militantët e LDK-së.
Çështja kërkon analizë të gjerë, ndërkohë që mjaftojnë disa shembuj për të kuptuar se sa poshtë dhe pa shpresë gjendet sot arsimi në Ferizaj. Sigurisht për të qenë bindës kërkohet konkretizim pasi kjo është mënyra më e mirë për t’u dhënë mundësi lexuesve, sidomos mësimdhënësëve, të gjykojnë të vërtetat. Së pari, degradimi i arsimit në Ferizaj, që i hapi rrugë të shpejtë korrupsionit, erdhi thuajse në mënyrë të menjëhershme dhe të rrufeshme pas ardhjës në pushtet të LDK-së.
Mjaftoi ulja në karrigen e drejtuesit të arsimit në nivel Komunal e personave të devotshëm të bëjnë punën e militantëve për t’i vënë kapak të rëndë arsimit.
Mexhid Ramusa
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img