28,04,2024

Ilazi: Biseduam me delegacion gjerman për koordinimin e përkrahjes ndërkombëtare për zhvillim në Kosovë

Must Read

Gjermania është njëri prej donatorëve më të madh për Kosovën. Që nga viti 1999, Gjermania ka dhënë më shumë se 480 milion euro për masat e ndihmës emergjente, ndihmën humanitare dhe projekte teknike dhe bashkëpunimin financiar. Në vitin 2015 Gjermania ka përkrahur Kosovën me një total prej 42.1 milionë euro. Bashkëpunimi për Zhvillim fokusohet në sektorët e mëposhtëm: Administrata publike, demokratizimi dhe shoqëria civile; edukim themelor; Zhvillimi i infrastrukturës, në veçanti administrimi ujit dhe furnizimit me energji elektrike; dhe Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe promovimin e punësimit.

“Unë kisha kënaqësinë të pres një delegacion nga Ministria e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik nga Gjermania me të cilët diskutuam për mënyrat se si mund të avancojmë më shumë koordinimin e përkrahjes ndërkombëtare për zhvillim në Kosovë” ka thënë Ramadan Ilazi, zëvendës ministër për Inyegrime Evropiane.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img