Pas fitores së sotme kundër 2Korrikut me rezultat 4:3, futbollistët e Ferizajt ndeshjet e ardhshme do ti zhvillojnë në Raiffeisen Superligë.
Ferizaj, më në fund, pas një angazhimi të gjithë ekipit, stafit udhëheqës, kryetrajnerit Selmani si dhe ndihmës dhënë nga kryetari i komunës Muharrem Svarqa dhe drejtori i DKRS-së Naim Ferati , ekipi i futbollit sezonin e ardhshëm do të garoi në Superligë.
Pas përfundimit të lojës festa filloi që në stadium. Kësaj kishte ardhur ti bashkohet dhe ti urojnë këtë sukses edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa dhe drejtori i DKRS-së Naim Ferati.