25,11,2024

Posta ofron shërbimin gjurmimi i dërgesave postare

Must Read

Prishtinë, 13 maj 2016 –
Që nga sot, të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe kushdo tjetër jashtë vendit tonë, kanë mundësi të përcjellin rrugëtimin e dërgesave të tyre postare përmes projektit  “Gjurmimi i Dërgesave”, ose siç njihet me emrin anglisht: Track and Trace.

Ky projekt është një prej të arriturave më të mëdha të Postës së Kosovës sa i përket modernizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve.

Në promovimin e këtij shërbimi kanë marrë pjesë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, Kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare, komunave, bizneseve të ndryshme private dhe publike.

Ministri Stavileci ka përgëzuar menaxhmentin dhe të gjithë punonjësit e Postës për platformën digjitale. Ai shtoi se institucionet e Kosovës duhet t’i ofrojnë shërbime Postës së Kosovës.

“Të gjithë ne jemi pjesë e një tregu të lirë, një modeli  të një ekonomie të tregut të lirë. Por në fakt  gjithmonë përballemi me konkurrencën. Por besoj se konkurrenca na bënë të gjithëve  mirë gjithashtu edhe Postës së Kosovës, mirëpo unë mendoj se në raste të caktuara duhet me ju dhënë përparësi ndërmarrjeve tona publike, duke qenë  se edhe vet Qeveria e Kosovës është aksionare”,  tha Stavileci.

Kryeshefi Hoxha ka testuar funksionimin e këtij projekti para të pranishmëve në faqen e Postës në internet www.postakosoves.com,  duke theksuar se gjurmimi i dërgesave postare është projektuar dhe realizuar krejtësisht nga ekspertët e Postës që ka mundësuar të kursehen mbi 200 mijë euro.

Ai sqaroi se arsyeja që nuk është lansuar më herët ky projekt është se Posta e Kosovës ende nuk është anëtare e Unionit Postar Universal (UPU), një agjenci e OKB-së e cila si kusht për anëtarësim e ka pranimin e Republikës së Kosovës në OKB.

“Po të ishim anëtar të UPU-së ne do ta kishim shërbimin e gjurmimit para disa viteve dhe ai do të ishte direkt i ndërlidhur me të  gjitha postat në botë”, ka theksuar Hoxha duke shtuar se pavarësisht kësaj Posta ka vendosur ta ofroj këtë shërbim për qytetarët e vendit tonë.

Ndërkaq, kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, deklaroi se sistemi i gjurmimit ka rëndësi ekonomike dhe sociale ndërsa Posta e Kosovës me shërbimet e reja gjatë viteve të fundit ka ndikuar edhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të Kosovës.

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Postës Halit Isufi tha se Posta është lider jo vetëm në shërbimet postare por edhe sa i përket numrit të pagesave si institucion financiar jobankar.  “Kjo është një dëshmi e pamohueshme për fuqinë dhe potencialin e madh profesional të ndërmarrjes sonë publike”, tha Isufi.

Ai premtoi se Posta edhe në të ardhmen do të zhvillojë shërbime dhe produkte të reja, në dobi të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img