Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor do të nisë kontrollet si për subjektet e përhershme, por dhe ato që ushtrojnë aktivitetin vetëm gjatë sezonit të verës, duke i detyruar që të ndërtojnë gropa septike, të cilat të zbrazen minimalisht një herë në muaj.
Për këtë do të duhet të deklarojnë madje edhe faturën që e kanë marrë këtë shërbim, por nga ana tjetër do të bëhet verifikimi i dokumentacionit edhe për subjektin që e ka ofruar këtë shërbim.
Derdhja e ujërave të zeza në det ka qenë një problem shqetësues në të gjitha sezonet turistike të kaluara. Edhe ato subjekte që e kanë zgjidhur çështjen e ujërave të zeza me gropa septike, nuk i zbrazin ato në mënyrë periodike, ose kanë krijuar lidhje tubacionesh të dyfishta, duke shkarkuar një pjesë të tyre në det.
The post S’ka më ujëra të zeza në bregdetin shqiptar appeared first on Lajminet.