Një burrë dhe një grua italiane janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa janë lëshuar edhe 5 urdhër arreste ndërkombëtare.
Sipas mediave italiane, 4 nga të kërkuarit fshihen në Shqipëri, shkruan tvklan.al
Nga hetimet që kanë nisur që nga viti 2014 ka rezultuar se organizata fuste kokainë nga Holanda për ta shitur më pas në tregun italian. Droga e llojit tjetër, kanabis vinte nga Shqipëria. gjatë operacionit janë sekuestruar 10 kg kokainë, 15 kg hashash dhe disa armë. “La Stampa” shkruan se grupi drejtohej nga shqiptarët, ndërsa droga futej në Itali nga shoferët e kamionëve. / lajmi.net
The post Goditet grupi i drogës, 19 italianë dhe 10 shqiptarë në pranga appeared first on Lajminet.