21,12,2025

Maqedonia e njeh ende Shqipërinë si Republikë Popullore

Must Read

Shqiperia-Republike-Popullore-620x368

Maqedonia vijon ta njohë Shqipërinë si Republikë Popullore. Në tabelat rrugore që të çojnë në pikën kufitare të Tushemishtit shkruhet “Republika Popullore e Shqipërisë”.

Tabelat treguese që çojnë drejt kufirit shqiptar ende mbeten të tilla dhe nuk kanë pësuar ndryshime që nga koha e komunizmit, përcjell INA.

Në udhëkryqin Shën Naum – Tushemisht ende qëndrojnë tabelat-udhëtreguesit e asaj periudhe, në të cilat shkruhet “N.R.Albanija” (R.P. e Shqipërisë), emërtim i dikurshëm i shtetit shqiptar.

Ndërkohë, nga Tirana zyrtare nuk ka ende asnjë reagim për këtë çështje.

Ndërkaq, autoritetet maqedonase në fillim të kësaj jave bënë ndërhyrje emergjente për heqjen e tabelave shqip në territorin e komunës Vevçanit, pas reagimeve të kësaj komune maqedonase.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img