Sipas policisë banori i kryeqytetit është arrestuar mesditën e së shtunës pas ankesës që viktimat e kishin deponuar në polici me datë 21 prill.
Policia ka arrestuar një qytetar të Prishtinës nën dyshimin se i kishte detyruar dy vajza t’i dërgonin foto nudo.
Sipas policisë banori i kryeqytetit është arrestuar mesditën e së shtunës pas ankesës që viktimat e kishin deponuar në polici me datë 21 prill.
Në raportin e ngjarjes viktimat i kanë thënë policisë se ishin kanosur nga i dyshuari i cili kishte kërkuar nga to të fotografoheshin të zhveshura. I dyshuari sipas policisë i kishte shantazhuar viktimat duke u thënë se fotot do publikohen në rrjetet sociale.
Shtëpia e të dyshuarit dhe materiale të tjera janë kontrolluar nga policia ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje