Limaj në Kuvendin e I-rë, zgjedhor të Nisëms së Gruas për Kosovën, ka thënë se këto probleme nuk zgjidhen pa angazhimin e vajzave dhe grave të Kosovës.
“Kosova qeveriset nga një regjim që e ka shkelur Kushtetutën në 21 nene dhe që ka premtuar 200 mijë vende pune, por nuk ka realizuar asgjë nga premtimet e saj”.
“Vajzat dhe gratë e Nismës, nuk kanë pranuar të shantazhohen, s’kanë pranuar të mashtrohen. Ky mentalitet duhet të zgjerohet në tërë Kosovën. Shumë kolege tuaja pushtetarët i mashtrojnë”, ka thënë Limaj, thuhet në komunikatën Nismës.
Kryetarja e Nismës se Gruas për Kosovën, Valdete Bajrami, në fjalimin e saj ka falënderuar të gjitha gratë e Nismës, për angazhimin e madh që kanë dhënë deri më sot në të mirë të politikave të subjektit Nisma.
Ajo ka bërë thirrje që të NISMA të bashkohen sa më shumë gra e vajza të reja nga i gjithë vendi, sepse NISMA ka nevojë për kontributin e gjithësecilës.
Kuvendi i I-rë i NISMA e Gruas për Kosovën, është duke vazhduar me zgjedhjen e delegateve të Këshillit dhe të Kryesisë së Gruas.